Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pasur një aktivitet të ngjeshur diplomatik sot.
Ajo pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndërkombëtarë.
E para e shtetit të Kosovës, përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.
Presidentja i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.
Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë.