​Osmani: Personat me nevoja të veçanta të kenë jetë me dinjitet dhe të barabartë

Aktuale

​Osmani: Personat me nevoja të veçanta të kenë jetë me dinjitet dhe të barabartë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 20:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë.

Ajo në një mesazh në Facebook me rastin e shënimit të kësaj dite, ka kërkuar mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë te personat me nevoja të veçanta.

“Kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat