Largimi i disa deputetëve nga LVV, Fejza: Nuk mendoj që do të dëmtohemi në vota

Aktuale

Largimi i disa deputetëve nga LVV, Fejza: Nuk mendoj që do të dëmtohemi në vota

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 20:46
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza ka thënë se largimi i disa deputeteve nuk e dëmton LVV-në.

Fejza tha se nuk mendon që LVV do të dëmtohet në vota nga largimi i tyre , pasi sipas saj këtë po e tregojnë edhe numrat në sondazhe.

“Unë nuk mendoj që LVV do të dëmtohet në votë. Unë besoj se përveç se është perceptim i yni nga ajo çka punojmë në terën, nga takimet që i kemi edhe sondazhet flasin për rezultate të LVV-së. Prandaj nuk e shoh këtë çështje si një pengesë që do t’i bëhet LVV-së”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo tha në zgjedhjet e 9 shkurtit do të arrin 50 përqindëshin.

“Kurti e ka thënë një gjë që e mendoj që është e vërtetë, nëse partitë tjera e kanë pragun 5 për qind ne e kemi pragun 50 për qind. Për këtë punojmë, për këtë angazhohemi dhe mendoj që ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve… Unë mendoj që për këto katër vite janë kryer punë të jashtëzakonshme në të gjitha dikasteret…”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat