Elezi sjell pamje se si i arrestuari Dragisha Viçentijeviq, trajnonte persona për sulme në veri

Aktuale

Elezi sjell pamje se si i arrestuari Dragisha Viçentijeviq, trajnonte persona për sulme në veri

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 21:45
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq  janë dy vëllezërit e arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimet se  qëllimshëm dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në studion e “Politiko” ndau pamje dhe detaje për njërin prej tyre, duke thënë se është konfirmon dyshimet se mbrapa sulmit qëndron shteti serb.

Mes tjerash, Elezi bëri të ditur se atje janë dy baza ushtarake përgaditëse për komunitetin serb.

“Fakti që ky person kryen trajnime në një vend e patë, në një bazë mirë të organizuar, me një armë të veçantë përshembull është e nivelit të lartë, një snajper me rreze veprimi të gjatë dhe e rrezikshme jashtëzakonisht shumë. Është një dëshmi tek dyshimet që Serbia qëndron mbrapa saj. Në rast se ky person i arrestuar është në këtë fotografi, atëherë qartazi kemi të bëjmë me përgaditje speciale. Poligon i ndërtuar eksluzivisht për çështje të tilla. Ekziston dyshimi se janë dy baza ku trajnohen qytetarët serb që trajnohen pikërisht kur ka Serbia nevojë”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat