Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq janë dy vëllezërit e arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimet se qëllimshëm dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në studion e “Politiko” ndau pamje dhe detaje për njërin prej tyre, duke thënë se është konfirmon dyshimet se mbrapa sulmit qëndron shteti serb.
Mes tjerash, Elezi bëri të ditur se atje janë dy baza ushtarake përgaditëse për komunitetin serb.
“Fakti që ky person kryen trajnime në një vend e patë, në një bazë mirë të organizuar, me një armë të veçantë përshembull është e nivelit të lartë, një snajper me rreze veprimi të gjatë dhe e rrezikshme jashtëzakonisht shumë. Është një dëshmi tek dyshimet që Serbia qëndron mbrapa saj. Në rast se ky person i arrestuar është në këtë fotografi, atëherë qartazi kemi të bëjmë me përgaditje speciale. Poligon i ndërtuar eksluzivisht për çështje të tilla. Ekziston dyshimi se janë dy baza ku trajnohen qytetarët serb që trajnohen pikërisht kur ka Serbia nevojë”, deklaroi ai.