Gjoci për sulmin në Ibër – Lepenc: Një ndër veprimet më të rrezikshme që nga paslufta

Aktuale

Gjoci për sulmin në Ibër – Lepenc: Një ndër veprimet më të rrezikshme që nga paslufta

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 21:45
Gazetari, Kosovë Gjoci

Gazetari, Kosovë Gjoci sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e cilësoi si goditjen më të madhe për Republikën e Kosovës që nga paslufta.

“Kjo çfarë ka ndodhur me të 29-tin lirisht mund të konsiderohet si një ndër veprimet më të rrezikshme që e ka pasur në Kosovë, që nga paslufta. Duke i pasur parasysh gjithmonë ato çfarë janë thënë nga zyrtarët e shtetit.

Kanë qenë të rrezikuar 700 mijë banorë të Kosovës, në kuptimin  edhe për ujë, por edhe me probleme tjera”, ka thënë ai.

Gjoci, i cili është edhe korrespodent i mediumit nga Shqipëria, Euronews, bëri të ditur se zhvillimeve në veri iu është dhënë hapsirë edhe në mediat atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat