Gazetari, Kosovë Gjoci sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e cilësoi si goditjen më të madhe për Republikën e Kosovës që nga paslufta.
“Kjo çfarë ka ndodhur me të 29-tin lirisht mund të konsiderohet si një ndër veprimet më të rrezikshme që e ka pasur në Kosovë, që nga paslufta. Duke i pasur parasysh gjithmonë ato çfarë janë thënë nga zyrtarët e shtetit.
Kanë qenë të rrezikuar 700 mijë banorë të Kosovës, në kuptimin edhe për ujë, por edhe me probleme tjera”, ka thënë ai.
Gjoci, i cili është edhe korrespodent i mediumit nga Shqipëria, Euronews, bëri të ditur se zhvillimeve në veri iu është dhënë hapsirë edhe në mediat atje.