Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit u përafrua me ato që po ndodhin mes Ukrainës dhe Rusisë, nga avokati Taulant Hodaj.
Hodaj, teksa fliste në studion e “Politiko” tha se edhe ky rast është vazhdimësi e sulmeve që ndërlidhen me shtetin serb.
“Ky incident nuk duhet të shikohet si i izoluar, është incident i ndërlidhur prej Banjskës.
Është vepër penale terrorriste kundër rendit kushtetues të Kosovës. Është vijim i sulmeve të vazhdueshme që janë bërë grupacione të ndërlidhura drejtpërdrejtë me shtetin serb, apo edhe në mënyrë indirekte. Ndoshta pak a shumë është edhe copy-paste i veprimeve që është duke i bë Rusia në Ukrainë. Mendoj që kalkulimet kanë qenë të gabuara në këtë drejtim, e a ka dit Vuçiqi drejtpërdrejtë ose jo çështje dytësore”, deklaroi ai.