Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” tha se sulmi që nodhi të premten në kanalin e Ibër Lepencit pa dyshim se është sulm terrorist.
Krasniqi ka thënë se ky sulm është kryer nga një strukturë të organizuar terroriste.
”Pa dyshim se ka ndodhur një sulm terrorist, për faktin se anjë situatë askush nuk mund të pretendoj se kryesit e këtij sulmi kanë pasur ndonjë motiv tjetër ppos motivit të qart politik”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka shtuar se kryerja e këtij sulmi ”nuk ka ndodhur pa një përgaditjje, dhe s’ka ndodhur nga një ose dy kryes por kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar terroriste e cila ka vëzhguar terenin për një kohë të caktuar dhe në rrethana të caktume e ka kryer aktin i cili ka mujt me shkaktu pasoja të mëdha.