​Salvadori dënon sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Aktuale

​Salvadori dënon sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Shteti i Salvadorit ka dënuar sulmin e fundit terrorist në Kosovë duke kërkuar hetim dhe daljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Qeveria e Salvadorit, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, shpreh dënimin më të ashpër për sulmin terrorist të kryer më 29 nëntor, në kanalin ujor në Zubin Potok, në veri të Kosovës, i cili përbën një nga burimet më të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në vend, thuhet në reagim.

Salvadori shpreh solidaritetin me të gjithë njerëzit që janë prekur nga sulmi në Kosovë. Gjithashtu, shpreson se ky fakt do të hetohet dhe përgjegjësit do të sillen pranë organeve përkatëse gjyqësore.

Presidentja Vjosa Osmani ndërkohë ka falënderuar shtetin e Salvadorit dhe presidentin Nayib Bukele për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat