Ja ku ishin fshehur armë në Zubin Potok

Aktuale

Ja ku ishin fshehur armë në Zubin Potok

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 22:04
Arme

Pas sulmit kriminal terrorist më 29 nëntor 2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin “Ibër-Lepenc”, kanë vazhduar kontrollet e Policisë së Kosovës në veri të vendit, me qëllim të parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së të dyshuar para organeve të drejtësisë.

Gjatë kontrollit sot në një lokacion të Zubin Potokut, në një kotec pulash, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra, policia ka zbuluar qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake.

Me këtë rast janë sekuestruar një AK-47 e demontuar, 7 karikatorë AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, 10 rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çantë ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë prodhim kinez, disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Policia e Kosovës fton qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe për çfarëdo informate që ndërlidhet me sigurinë të raportojnë në mënyrë anonime në numrat kontaktues 192, 080019999, 038 550 999 dhe e-mail adresën [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat