Kryeministri, Albin Kurti shfrytëzoi konferencën për media për shpërthimin në Zubin Potok për të sulmuar mediat kritike ndaj tij. Ai akuzoi disa media, të cilat nuk i ka përmendur me emër u bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë të përcjellin këto media.
“Situata si kjo shpesh janë cak i fushatave dhe dezinformatave dhe keqinformimit të qëllimshëm, andaj ju ftoj që të jeni të vëmendshëm ndaj lajmeve që lexoni dhe shikoni dhe ti përcillni njoftimet e institucioneve përmes kanaleve zyrtare”, tha Kurti, pak orë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ky deklarim i Kurtit u kritikua në Debat Plus, por ishte analisti Sadri Ramabaja, i cili arsyetoi kryeministrin.
“Ai bëri thirrje që të refuzojnë të informohen prej disave portave që janë dëshmuar që janë kundër kësaj qeverie. Ai tha, veç mos u informu prej tyre… Popull mos i dëgjoni këta të çmendur, kaq…”, ka thënë Ramabaja.