Halimi: Në momentin që fillon zbatimi i marrëveshjeve, Vuçiq kapitullon

Aktuale

Halimi: Në momentin që fillon zbatimi i marrëveshjeve, Vuçiq kapitullon

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:01
Kurti

Eksperti i Sigurisë, Jeton Halimi ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka ardhur fundi.

Ai tha se Vuçiq është duke i mbajtur dy karriga –  atë me BE-në dhe Rusinë dhe sipas tij në fund ai do të digjet politikisht.

“Serbia e din shumë mirë se qëndron mbrapa Banjskës në çfarë dush forme… Qëndrimi i Serbisë edhe me BE-në edhe me Rusinë duke i mbajtur të dy karriget që në fund unë besoj që ka mu djegë edhe politikisht edhe kështu. Ky e ka vetëm një çështje më i mashtru serbët e Kosovës këta që kanë mbet dhe një pjesë atje në Serbi, pra mundohet më i manipulu në këto forma kinse ne Kosovën kemi me kthy, a në fakt ajo punë nuk bën as të mendohet e lerë më të veprohet”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai tha se në momentin që fillon zbatimi i marrëveshjeve, atëherë Vuçiq vetëm se kapitullon.

“Në momentin që fillon zbatimi i marrëveshjeve edhe më herët edhe këto të fundit, atëherë Vuçiq veç kapitullon, por ta shohim Kallas se çfarë presioni do të bëjë…Nëse i bëhet presion i madhe siç i është bërë Kosovës normal që Vuçiq nuk ka qare pa i zbatu ato marrëveshje. Kur zbatohen marrëveshjet s’ka çka me kërku më në horizont. Veç është humbje kohe se Vuçiq fundin e ka”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat