Avokati serb: Vuçiq tha se për hyrje në BE, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë as nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Aktuale

Avokati serb: Vuçiq tha se për hyrje në BE, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë as nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:06
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha për gazetarët se biseda me shefen e diplomacisë evropiane “nuk ishte e lehtë”, por tha se biseda ishte e sinqertë dhe e hapur.

Vuçiq deklaroi se Kallas insistoi për një përputhshmëri më të madhe të politikës sonë të jashtme, veçanërisht për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për vazhdimin e dialogut dhe një gatishmëri më të madhe për kompromise me Kosovën, si dhe për zgjidhjen e shpejtë të rastit në Banjskë.

Ndërkohë,  deklaratën e Vuçiqit e ka komentuar avokati serb Çedomir Stojkoviq.

“Kemi zgjedhje, sanksione ndaj Rusisë me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe hyrjen e shpejtë në Bashkimin Evropian. Unë kam vendosur të HEQIM DORË nga Bashkimi Evropian dhe nuk do ta ndryshoj atë politikë”, ky është përkthimi i këtyre fjalëve të Vuçiqit nga Brukseli sot, tha avokati serb.

“Nuk ka problem, ne do të ndryshojmë ty”, ka thënë Sojkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat