Kuçi hedh dyshime për kishat ortodokse serbe në Kosovë: Nuk e dimë se çka ka brenda

Aktuale

Kuçi hedh dyshime për kishat ortodokse serbe në Kosovë: Nuk e dimë se çka ka brenda

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:46
Gurakuq Kuçi

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, sot njoftoi se policia ka gjetur sërish armatim në veti e po ashtu edhe uniforma ushtarake që i takojnë ShBA-së, Britanisë, Serbisë e Rusisë.

E sipas Gurakuq Kuçit, nga Instituti Octopus, armatim do të gjendet edhe në vazhdim në zonat e veriut.

Ai ngriti edhe dyshimet për Kishat Ortodokse serbe që janë në Kosovë.

“Sikur në rastin e Banjskës, ku në Kishën e Banjës u gjet armatim i madh, ne nuk e dimë se se çfarë ka në kishat ortodokse, a ka ndonjë armatim dhe çfarë njerëz qëndrojnë nëpër këto tempuj fetar”, tha Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat