Vokrri: Vazhdimi i dialogut me Serbinë do të varet nga kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit

Aktuale

Vokrri: Vazhdimi i dialogut me Serbinë do të varet nga kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:57
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të varet shumë nga çfarë do të ndodhë me kërkesën e Kosovës ndaj Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit.

Vokrri ka shtuar se ky është një mesazh ndaj Bashkimit Evropian për siç ka thënë ai ti treguar se Kosova është pala e dëmtuar në vazhdimësi.

Sipas tij këtë kërkesë të Kosovës Kallas ia ka përcjellur presidentit Vuciq në mënyrë më diplomatike.

“Vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë do të varet shumë edhe nga ajo se cfarë do të ndodhë me këtë kërkesë të Kosovës pra që kryeterroristi Radoiciq të dorëzohet për gjykim në Kosovë. Kjo është edhe një mesazh që ii pet BE-së se ne jemi palë e dëmtuar në vazhdimësi dhe se nëse do t;i përmbahen parimeve të drejtësisë atëhere duhet ti ushtrohet trysni shtetit fqinj që mbetet fatkeqësisht armiqësor që ta respektojë këtë kërkesë tonë. Kaja Kallas këtë kërkesë tonën mbase në mënyrë më diplomatike ia ka përcjellur presidentit Vuciq ku është kërkuar pra që të ketë drejtësi për ngjarjen e Banjskës”, është shprehur ai.

Ndryshe, kërkesën e Kosovës drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit kryeministri Kurti ka thënë se e ka përsëritur gjatë takimit të së martës në Bruksel me shefen e re të diplomacisë, Kaja Kallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat