Presidentja Osmani pritet nga shefi i ri i Këshillit të Evropës në Bruksel

Aktuale

Presidentja Osmani pritet nga shefi i ri i Këshillit të Evropës në Bruksel

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 11:08 më 04.12.2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa

Osmani pritet nga shefi i ri i Këshillit të Evropës në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Anonito Costan, shefin e ri të Këshillit të Evropës.

Takimi i tyre në paralajmërimin e lëshuar për media thuhet se do të mbahej nga ora 09:30.

Costa dje ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, dhe disa liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ai sot gjithashtu do të takojë edhe presidenin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidentja Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.

Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar, Presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.

Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat