Osmani pritet nga shefi i ri i Këshillit të Evropës në Bruksel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Anonito Costan, shefin e ri të Këshillit të Evropës.
Takimi i tyre në paralajmërimin e lëshuar për media thuhet se do të mbahej nga ora 09:30.
Costa dje ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, dhe disa liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ai sot gjithashtu do të takojë edhe presidenin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Presidentja Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.
Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Sipas agjendës së publikuar, Presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.
Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.