Deputeti i VV-së: Luftën hibride në Kosovë po e zhvillon ky shtet, dikush i pavetëdijshëm mund të ...

Aktuale

Deputeti i VV-së: Luftën hibride në Kosovë po e zhvillon ky shtet, dikush i pavetëdijshëm mund të ...

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 08:47
Valon Ramadani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se lufta hibride është një kërcënim gjithnjë e më i madh për Evropë, sidomos në vendet ku tradita demokratike nuk është e fortë dhe e stabilizuar, duke theksuar se këtë luftë në Kosovë po e bën Serbia.

Ai theksoi se ky fenomen përfshin fushata destabilizuese, të cilat përmes dezinformatave mediatike, sulmeve kibernetike, shkaktimit të pasigurisë, polarizimit dhe trazirave, dëmtojnë shoqërinë dhe rendin civil.

‘’Luftë hibride ka ne krejt kontinentin evropian, e sidomos ne vendet ku tradita demokratike nuk është e stabilizuar. Lufta hibride përfshin fushatat destabilizuese përmes deinformatave mediatike, sulmeve kibernetike, shkaktimit te pasigurisë, polarizimit, dhe trazirave. Përfshin edhe veprime kundër infrastrukturës jetike, apo kundër rendit civil. Këto prej një kohe janë intensifikuar edhe ne Kosove, por edhe ne disa vende pranë nesh’’.

Sipas tij, faktorët e interesuar për këtë luftë, është Serbia që ka synim rikthimin në Kosovë.

‘’Faktorë te interesuar janë Serbia, që ka synim direkt rikthimin ne Kosovë, por edhe vende si Rusia, Irani, apo edhe vende si këto. Ato veprojnë me shërbime sekrete, por mund te shfrytëzojnë edhe kapital financiar për te ndikuar opinionin, përmes disa bizneseve, disa mediave, rrjeteve sociale, etj’’, shprehet ai.

Deputet i VV-së, thotë se për t’u mbrojtur nga kjo luftë duhet të jemi të bashkuar për rreth republikës.

‘’Mund te përhapin midis shoqërisë tone cinizëm, relativizëm, nihilizëm, mosbesim të njëri-tjetri, armiqësi, dëshpërim dhe stres të tepruar. Dikush edhe pa qenë i vetëdijshëm mund të shfrytëzohet për qëllime të tilla. Prandaj e vetmja mënyre për t’u mbrojtur është që për çështjet kombëtare të gjithë te bëhemi bashkë në mbrojtje të Republikës, Demokracisë dhe lirive tona’’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat