Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së partisë Guxo, i ka reaguar ashpër gazetarit Lirim Mehmetaj, pas deklaratës së tij se babai i tij ishte “me armë në dorë në UÇK, kurse baba i Albin Kurtit jo”.
Gacaferi ka lavdëruar Kurtin, duke theksuar arritjet e tij për Kosovën si largimin e ndikimit serb, përfshirë heqjen e dinarit serb, targave dhe zgjedhjeve serbe, si dhe dëbimin e kriminelëve serbë nga veriu i Kosovës. Ai e ka përshkruar Kurtin si çlirimtar të Kosovës, duke nënvizuar torturat që ka përjetuar Kurti në burgjet serbe për shkak të veprimtarisë së tij si zëdhënës i UÇK-së.
Gacaferi ka kritikon rëndë gazetarin, të cilin e identifikon si “djali i Mehmetaj”, duke e akuzuar për mbrojtje të korrupsionit, bashkëpunim me figura të debatueshme dhe kundërshtim ndaj politikave të Kurtit për forcimin e ushtrisë dhe çlirimin e veriut.
Në përfundim, Gacaferi falënderon babain e Kurtit për edukimin e një lideri si Albini, duke e cilësuar atë si një patriot dhe gjeni në veprime.
Reagimi i plotë i Gacaferit në Facebook:
Djali i Kurtit e shporri dinarin në Kosovë, i shporri targat e Millosheviqit në Kosovë, i shporri zgjedhjet serbe në Kosovë, i shporri kriminelët e terroristët serbë nga Kosova, e shporri Radoiçiqin nga Kosova dhe krejt në fund, djali i Kurtit e çliroi Kosovën pas 22 vitesh, cep e m'cep!
Djali i Kurtit është torturuar në mënyrën më çnjerëzore në burgjet e Serbisë vetëm pse ka qenë zëdhënës i UÇK'së!
Djali i Mehmetajt nuk i është prekur as edhe një qime floku pse baba i tij ka qenë ushtar i UÇK'së me pushkë në dorë!
Djali i Mehmetajt, paguhet nga Baton Stanishiqi, djali i Mehmetajt, mbron të gjithë ata që e vodhën Kosovën, djali i Mehmetajt, mbron ata që deshën t'a copëtojnë Kosovën, djali i Mehmetajt, bezerit dynjanë pse mu çlirue veriu i Kosovës prej Radoiçiqit, djali i Mehmetajt, është tmerruar pse mu hjek dinari i Serbisë nga Kosova!
Djali i Kurtit e ka armatosur ushtrinë e Kosovës si kurrë më parë! Djali i Mehmetajt bezerit në kupë të qiellit pse me harxhu pare të buxhetit për armatim të ushtrisë së Kosovës!
Dhe krejt në fund: Djali i Kurtit i lufton hajnat e Kosovës, kurse djali i Mehmetajt, i mbron hajnat e Kosovës! Respekt për babën tënd që e ka kap pushkën në dorë, por në fund të fundit e ka krye vetëm një obligim ndaj atdheut! Kurse faleminderit babës së Albinit, që ia ka dhuruar Kosovës një djalë si Albini, që Kosova se ka pas kurrë më parë, edhe patriot në vepra e edhe gjeni në veprime!