Jasharaj: Asnjë kryeministër nuk mund ta zhdukë SBASHK-un

Aktuale

Jasharaj: Asnjë kryeministër nuk mund ta zhdukë SBASHK-un

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 11:00
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë që qeveria Kurti ka ardhur me premtimin për t’u ndihmuar sindikatave, por po i ndëshkon ato.

“… siç nuk qëndron fare premtimi para ardhjes në qeveri i z. kryeministër se do t’i ndihmojë, se do t’i forcojë sindikatat”, ka thënë Jasharaj për Orën 7.

“Ndodhi e kundërta, në vend se t’i ndihmojë dhe forcojë, bëri luftë bashkë me Hekuran Muratin që t’i zhdukë në tërësi, por SBAShk-un nuk arriti dhe nuk do të arrijë kurrkush, asnjë kryeministër, edhe në të ardhmen, që ta zhdukë”.

“SBAShKU është i punëtorëve të arsimit që e duan, respektojnë dhe fuqizojnë përditë e më shumë SBAShK-un”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat