Çka do të ndodhë me shpronësimet në Shipitullë? - Flet zëdhënësi i KEK-ut

Aktuale

Çka do të ndodhë me shpronësimet në Shipitullë? - Flet zëdhënësi i KEK-ut

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 11:43
Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, në një lidhje direket me Arben Ahmetin në “Adresa e ankesave”, ka folur rreth shqetësimeve të qytetarëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë lidhur me shpronësimet në këto dy vende. 

Bucolli ka thënë se KEK-u nuk e bën shpronësimin vet, por në bazë të planit, i cili është i hartuar nga një kompani gjermane, duke shtuar se KEK-u nuk mund të dal jashtë kornizave të cilat i parasheh plani.

Ai ka thënë se ky plan është nga viti 2016 dhe me të njëjtin plan punohet edhe tani.

“KEK-u nuk e bënë shpronësimin vet e bënë në bazë të një plani që është shumë më i hershëm edhe shkon në bazë të direktivave edhe vlerësimeve që janë bërë nga kompani ndërkombëtare. Ndërkohë edhe shpronësimi nuk bëhet vetëm nga ministria, por bëhet në bazë të planit të zhvendosjes së pavullnetshme dhe prapë merret një kompani ndërkombëtare për t’u bërë një vlerësim i pronave sa më korrekt. Në këtë rast KEK-u nuk mund të dal jashtë kornizave të cilat i parasheh plani, ne jemi ndërmarrje publike dhe nuk mund të dalim jashtë asaj që na lejohet”, ka thënë Bucolli.

Tutje Bucolli u ka bërë thirrje banorëve të asaj pjese, që nëse kanë informacione për keqpërdorime lidhur me këto shpronësime t’i drejtojnë në organet e drejtësisë.

“Planin e ka bërë një kompani gjermane. Ai planë është afatgjatë është diku nga viti 2016-2060. Për të qenë korrekt, ne i kemi pritur ata banorë në KEK dhe të gjitha shqetësimet që i kanë shprehur ata rreth ndonjë rasti eventual që ka mund me ndodh jashtë asaj kornize ne i kemi dërguar në organet relevante të drejtësisë dhe ju kemi bërë ftesë që secili ka ndonjë informacion t’ju drejtohet organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat