Takimet në Bruksel, Rohde citon Scholzin: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE

Aktuale

Takimet në Bruksel, Rohde citon Scholzin: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Pas takimeve të ndara në Bruksel që Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka zhvilluar me të martën me me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka shpërndarë postimin e Kallas duke vënë theksin te deklarata e saj ku ka thënë se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Rohde ka shkruar se këtë e kishte thënë saktësisht edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një vizitë në rajon në vitin 2022.

“Pikërisht. Sikurse Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë tashmë në 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrën, mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar Scholz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat