Krasniqi: Qeveria nuk ka ditur ta shfrytëzojë sulmin në Banjskë

Aktuale

Krasniqi: Qeveria nuk ka ditur ta shfrytëzojë sulmin në Banjskë

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 14:27
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë për dështim në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas saj, kryeministri Kurti nuk ka ditur që ta shfrytëzojë sulmin në Bansjkës.

‘’Dritash dialogu ka qenë dështim nga kjo qeverisje sepse tash e katër vite nuk kemi pasur progres. Ndërsa, sa i përket dorëzimit të Radojiçiqit ajo ka të drejtë, mirëpo ish deshtë që të shfrytëzohet më shumë Bansjka e jo ne me pas masa nga BE-ja dhe Serbia mos me pas masa, por me bë marrëveshje edhe me Amerikanët edhe me Francën dhe Gjermaninë. Kjo është mos puna e Qeverisë Kurti’’, tha Krasniqi për rtv21.

Kryetarja Krasniqi ka kritikuar Presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për mos koordinim të qëndrimeve për interesa shtetërore.

‘’Nuk po shihet që kanë koordinim dy institucionet Qeveria dhe Presidenca edhe pse ish dashur të ketë pas sulmeve. Kjo po ndodh për shkak të përcarjeve midis presidentes dhe kryeministrit. Janë këta të dy që e kanë pru politikën e jashtme deri këtu edhe dialogun edhe proceset tjera integruese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat