Hyseni: Radojiçiq po strehohet në Serbi dhe po i lejohet fushëveprimi

Aktuale

Hyseni: Radojiçiq po strehohet në Serbi dhe po i lejohet fushëveprimi

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 14:29
Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga VV, Driton Hyseni

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga VV, Driton Hyseni, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni më të madhe ndaj Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes dhe zbatimin e saj. Sipas tij, organizatori i sulmit terrorist në Bansjkë, Milan Radojiciq, ka gjetur strehim në Serbi ku edhe po i lejohet fushëveprimi i tij.

‘’Pavarësisht veprimeve kriminale dhe terroriste të cilat janë ndërmarrë nga kryekrimineli Radojiciq, ai ka gjetur strehim në Serbi trajtohet mirë atje, por edhe i lihet hapësirë për fushëveprim. 

Unë mendojë se qëndrimi i palës kosovare në tërë këtë proces dialogues është një qëndrim jashtëzakonisht i qartë. Ka nevojë për një garanci, për një vullnet nga pala serbe, por ka edhe nevojë për një trysni nga bashkësia ndërkombëtare sidomos nga BE-ja si lehtësues i këtij dialogu që të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm me qëllim që Serbia duhet të bindet që të nënshkruaj marrëveshjen si një formë garancie për implementimin e saj që të eliminohen të gjitha dilemat e obstruksioneve që ajo ka ndërmarrë pas arritjes së marrëveshjes’’, tha Hyseni për RTV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat