Nagip Krasniqi shkon në Prokurori Speciale për intervistim, raportohet se ndaj tij janë hapur hetime të reja

Aktuale

Nagip Krasniqi shkon në Prokurori Speciale për intervistim, raportohet se ndaj tij janë hapur hetime të reja

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 14:42
Nagip Krasniqi

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, raportohet se është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mediat kanë publikuar edhe një fotografi ku Krasniqi shihet bashkë me avokatin e tij tek objekti i Prokurorisë. Sipas raportimeve, ndaj tij janë hapur hetime për reja, ndërkohë që ka edhe një aktakuzë të ngritur.

Media ka pyetur për këtë çështje edhe Prokurorinë Speciale, por edhe avokatin e tij, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, para tri javësh, Prokuroria Speciale kishte intervistuar edhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat