Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.
Sipas burimeve një person është arrestuar në lidhje me rastin.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është vendosur shiriti i sigurisë dhe policia ndodhet aty.
Redaksia ka kontaktuar me policinë dhe të njëjtit kanë deklaruar se janë në pritje të raportit nga vendi i ngjarjes.