Policia në Prizren është alarmuar sot pasdite pas denoncimit të një rasti në një kafeteri, ku u kap një person me një mjet shpërthyes që e mbante në xhep.
Aktivizimi i Policisë rezultoi me arrestimin e të dyshuarit, emër i njohur për organet e rendit.
Incidenti u shënua në lokalin ‘Best Caffe’ në Prizren dhe tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitet policore.
Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Albin Kadrija, i njohur si ‘Giga i Vogël’.