‘Giga i Vogël’ i Prizrenit u kap me granatë dore në xhep në kafeterinë ‘Best Caffe’

Aktuale

‘Giga i Vogël’ i Prizrenit u kap me granatë dore në xhep në kafeterinë ‘Best Caffe’

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Policia në Prizren është alarmuar sot pasdite pas denoncimit të një rasti në një kafeteri, ku u kap një person me një mjet shpërthyes që e mbante në xhep.

Aktivizimi i Policisë rezultoi me arrestimin e të dyshuarit, emër i njohur për organet e rendit.

Incidenti u shënua në lokalin ‘Best Caffe’ në Prizren dhe tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitet policore.

Image
Albin Kadrija, i njohur si ‘Giga i Vogël’.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Albin Kadrija, i njohur si ‘Giga i Vogël’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat