Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, që është edhe Autoritet Emërues në Gjykatën Speciale, e ka emëruar gjykatësin Piotr Hofmańskin në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, gjykatësi Hofmanski është emëruar pas dorëheqjes së gjykatësit Antonio Balsamo, si gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për arsye profesionale.
“Autoriteti Emërues emëroi gjykatësin Hofmanski në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese si një nga tre gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në vend të gjykatësit Balsamo, në përputhje me nenin 26(5) të Ligjit”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Ndërsa, bëhet e ditur se mirëseardhje Hofmanskit i ka uruar kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.