Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

Aktuale

Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:01
Dëmi nga shpërthimi në Ibër Lepenc

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.

Sipas Durmishit, me intensitetin aktual të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi.

“Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, shkroi ai.

Më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin shpërthim janë arrestuar deri më tani 10 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat