Florim Grajçevci, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit ka bërë thirrje për monitorim të infrastrukturës kritike të vendit.
“Secili shtet e ka infrastrukturën vitale të cilën e mbrojnë me koeficient me rëndësi, me peshë që konsiderohet objekt vital i funksionit të një shteti, sikur janë vijat e ujërave, sikur janë hekurudhat, vijat e komunikacionit, ujërat e mëdha, e mosfunksionalizimi i tyre mund të pasojë humbje të mëdha materiale por edhe humbje jetë të njerëzve”, ka thënë profesori Grajçevci.
Ai ka theksuar se sulmi në Ibë-Lepenc ishte rasti më i keq.
“Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, është rasti më i keq i një veprimi të tillë. Kjo tregoi që objekte të tilla t’i marrim me seriozitet të madh dhe brenda mundësive t’i fusim brenda standardit për mbrojtjen e tyre por edh epër aktualizimin e gjendjes së tyre teknike në aspektin e sigurisë. Sepse për to duhet të bëhet një vlerësim në rastin konkret ka ndodhur një shpërthim por ato dëmtime mund të vijën edhe natyrshëm shembull nga plakja e materialeve e probleme të tjera.
Në aspektin e humbjes ekonomike kjo ka rezultu që janë tejet të mëdha. Kur ke parasysh që shumica qytetarët e Prishtinës dhe shumica e vendbanimeve nuk kanë ujë të pijes që është vitale, dhe në anën tjetër rrezikohej edhe prodhimi i ujit, do të thotë që një kanal i tillë duhet të futet në prioritet numër një, në kuptimin e sigurisë së objekteve në Kosovë”, ka deklaruar ai.