Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se ka bazë dyshimi se prapa aktit terrorist në Ibër Lepenc, qëndron shteti fqinj, Serbia me në krye, presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.
Ai u shpreh se mbi këtë nuk preferon të japë deklarata politike, por si ish-zyrtar polior iu referohet hetimeve, megjithatë dyshimet e tij i fakton rasti i kaluar i aktit terrorist të tyre në Banjska.
”Ne jemi sprovuar me akte të mëhershme të grupit terrorist që ishte në 24 shtatorin e vitit të kaluar”.
”Ata u deklaruan se nuk kanë lidhje me Serbinë, por imazhet e dronit, e demantuan atë dhe kjo më vonë me aktakuzë po dëshmohet lidhja e pushtetit të Serbisë, një vendi fqinjë në krye me Vuçiqin se qëndron pas gjithë kësaj, dhe supozohet apo ekziston baza e dyshimit se edhe ky akt terorrist diverziv në infrastrukturën kritike është vepër e tij”.