Abdixhiku: Kosova është bërë vend i zymtë, sepse ndarja kombëtare ka arritur në nivele të paimagjinueshme

Aktuale

Abdixhiku: Kosova është bërë vend i zymtë, sepse ndarja kombëtare ka arritur në nivele të paimagjinueshme

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:43
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban Këshillin e Përgjithshëm ku do të zbulohet lista prej 110 kandidatëve për deputetë.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova është bërë vend i zymtë, prandaj sipas tij, ndarja kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme, ku siç tha, një shoqëri kaq e copëtuar, duhet fillimisht ta shërojë veten.

“Në vendin tonë s’ka vend për njerëz që përcjellin gazetarë. S’ka vend për sulme ndaj medieve, kur një pushtet kërkon që lajmet të merren veç nga ata duhet të kuptojmë që ka problem të funksionimit shtetëror”.

“S’ka vend ndaj sulmeve kundër drejtësisë. Pushteti është subjekt i drejtësisë, një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të mendojë për intencat në shtet. Betohemi në Kushtetutë e jetojmë mbi këtë Kushtetutë. Është e shenjtë, nuk shkelet e nuk përdhoset. Hajnia duhet të jetë moralisht e gabuar”, tha Abdixhiku.

Deri më tani, LDK-ja i ka prezantuar disa kandidatë për deputetë, por që lista e plotë do të bëhet zyrtare sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat