Nuk është në listën e deputetëve të LDK-së, reagon Faton Bislimi

Aktuale

Nuk është në listën e deputetëve të LDK-së, reagon Faton Bislimi

Nga: A.SH Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 20:36
Faton Bislimi

Pas publikimit të listës së deputetëve të LDK-së, ka reaguar Faton Bislimi.

Ai nuk është në listë për deputet.

Ai thotë se kam qenë transparent në konceptet e mia për LDK-në.

Bislimi thotë se kupton këtë vendim, por assesi nuk e mirëkupton më.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë miqët e dashamirët që kanë shprehur indinjatën e tyre për mos përfshirjen time në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK për zgjedhjet e 9 shkurtit, dua të them vetëm një gjë: veprimtaria ime për shtetin dhe kombin vazhdon, dhe assesi nuk ndikohet nga përjashtimet si kjo!

Mbi gjithëçka tjetër, për mua është kauza jonë kombëtare dhe interesi shtetror. Ata që vendosin në emër të një partije mbi bazat e mospëlqyeshmërive personale dhe inateve, e kanë të shkurtë qëndrueshmërinë politike. Dallimet konceptuale për të mirën e partisë dhe vendit duhet parë si sharm i demokracisë dhe jo si armiqësi e sfidë personale.

Unë kam qenë tepër transparent në konceptet e mia për LDK-në. Bile, e kam tejkaluar edhe vetën, dhe përkundër të gjithave, i kam ofruar lidershipit të LDK-së gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të rradhës. Por, vendimi i tyre tanimë është i kjartë -- ata nuk kanë nevojë për një nga ish-deputetët më të zëshëm e një nga aktivistët më të suksesshëm të kauzës sonë në SHBA.

E kuptoj këtë vendim, por assesi nuk e mirëkuptoj më.

Suksese të gjithë kandidatëve të LDK-së! Iu priftë e mbara!

Kurse ne, shihemi së shpejti, pikërisht aty ku e nisëm, në Gjilan, në qytetin e demokracisë!

✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat