Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër

Aktuale

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (nesër)do të zhvillojë sërish një protestë.

Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social.Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5”, thuhet në komunikatë.

Më 14 nëntor, ata kishin protestuar për të njëjtat arsye

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat