Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se për të është një moment kyq në angazhimin e vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar.
Azemi tha se kjo është një mundësi për t’u pjesë e Kuvendit e të luftojë për të drejtat e qytetarëve.
“Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës miratoi listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe jam i nderuar që jam pjesë e kësaj liste. Ky është një moment kyç për angazhimin tim të vazhdueshëm drejt një Kosove më të zhvilluar”.
“Për mua, kjo nuk është vetëm një mundësi për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por një mundësi për të vazhduar që të luftoj për të drejtat e qytetarëve, për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike, dhe për forcimin e shtetit të së drejtës. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për realizimin e qëllimeve tona, për një shoqëri më të drejtë dhe një Kosovë më të fuqishme”, ka shkruar Azemi në Facebook.