Njohësi i sigurisë, Mensut Ademi ka thënë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit nuk ka mundur të parandalohet lehtë.
Kjo pasi sipas tij, ka shtet shumë më të zhvilluara dhe sofistikuar dhe që ndodhin veprime të tilla.
Tutje, ai tha se atë që sheh problematike të Republika e Kosovës është krijimi i një harte të kriminalitetit.
“Nëse ne thojmë se Policia e Kosovës dhe gjithë institucionet e Kosovës kanë mundur ta parandalojnë një veprim të tillë, të cilin e ka zgjedhur një shtet agresore që ka tregu në rastin e Banjskës nuk është lehtë të thuhet. Kjo pasi kemi shtete edhe shumë më të zhvillime, më të sofistikuara….kanë ndodhur dhe ndodhin veprime të tilla. Por, ajo problematika që unë shoh të R.e Kosovës është krijimi i një harte të kriminalitetit apo gjetja e një harte të veprimit të atyre institucioneve. Cilat janë ato institucione. Janë ato paralele, të organizuara dhe me një strategji të mirë….nga një shtet që çdo herë ka qenë agresor ndaj Kosovës”, ka deklaruar ai.
Media mëson se në natë kritike të 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën në të cilën të dyshuarit kryesorë të cilësuar kaluan për të vendosur 20 kg mjet eksploziv.
Në një përgjigje për televizionin Policia e Kosovës thanë se janë duke intervistuar dhe hetuar persona të tjerë për rastin.