Bulliqi për zgjedhjet: S’kam plan të kandidoj – nëse më kërkohet s’e kam telashe

Aktuale

Bulliqi për zgjedhjet: S’kam plan të kandidoj – nëse më kërkohet s’e kam telashe

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 22:53
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt.

Ai u shpreh se nuk e ka në plan të kandidojë, mirëpo, u shpreh se nëse i kërkohet një gjë e tillë, ai nuk e ka problem që ta bëjë.

“Kryesia e nivelit qendror, Këshilli i Përgjithshëm e jep verdiktin final. Tash varet prej subjektit politik si e sheh këtë çështje, unë e kuptova nga Smajli që tek Aleanca këta po konkurrojkan. Unë për vete nuk kam plan të konkurrojë, sepse nuk kam aplikuar, është mbyllur afati i aplikimit, nuk kam bërë aplikacion. Por, nëse kërkohet që duhet të jetë pjesë e asaj liste unë nuk e kam hiç telashe që të jem pjesë e asaj liste”, u shpreh tutje Bulliqi.

Theksojmë se ende Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zyrtarizuar listën prej 110 kandidatëve për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat