Qalaj për shpërthimin në veri: Serbia të dënohet, nuk mjafton ekstradimi i terroristëve!

Aktuale

Qalaj për shpërthimin në veri: Serbia të dënohet, nuk mjafton ekstradimi i terroristëve!

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 23:31
Rashit Qalaj

Drejpërdrejt nga Washingtoni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok është akti më i tmerrshëm që nga themelimi i shtetit të Kosovës.

“Ka qenë akt më i tmerrshëm  që ka ndodhur në Kosovë që nga themelimi i shtetit”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka theksuar se Serbia duhet të dënohet dhe se tashmë nuk mjafton vetëm arrestimi i Milan Radojçiq.

“Mendoj që vetëm çështja e ekstradimit të grupit terrorist në krye me Radojçiqin nuk do të jetë zgjidhja e problemit. Mendoj që gjithsesi që Serbia duhet të dënohet nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat