Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka komentuar shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur të premten në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.
“Ky sulm dihet se nuk ka pasur synim që të shkaktojë humbje të drejpërdrejta në njerëz ose ka cenuar jetën e njerzëve, përveç një familje që është rrezikuar. Nëse dikush është rrezikuar dikush direkt është një familje e serbëve që kanë qenë në afërsi të kanalit”, ka thënë Vokrri.
Sipas Vokrrit, serbët në veri kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në të gjitha mënyrat me institucionet në Kosovë.
“Të gjithë serbët që i kam taku atje janë tregu të irritum por edhe të brengosur se mos shteti po e ashpërson angazhimin apo praninë e vetë atje në kuptimin e eskalimit në situatën e sigurisë. Të njëjtit ma kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka thënë Vokrri.
I pyetur për deklarimet e OJQ-ve serbe për praninë e institucioneve kosovare në veri, Vokrri ka theksuar se OJQ-të atje janë vegla të Beogradit.