Aderimi i djalit të Jakup Krasniqit në PDK, Berisha: Nuk e komentojmë këtë zhvillim

Aktuale

Aderimi i djalit të Jakup Krasniqit në PDK, Berisha: Nuk e komentojmë këtë zhvillim

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 06:08
Zafir Berisha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka refuzuar ta komentojë kalimin e djalit të Jakup Krasniqit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

I pyetur për këtë çështje, Berisha ka thënë se Krasniqi është figurë e NISMA-s por për kalimin e djalit të tij në PDK nuk iu ka ngelur hatri.

“Këto lëvizje unë nuk i komentoj sepse Jakupi është bashkëthemelues i NISMA-s dhe në momentin ku padrejtësisht është arrestuar ka qenë nënkryetar i këshillit drejtues në njëfarë forme dhe i tillë mbetet deri në ditën kur vjen. Pse në PDK dhe jo në Nisma e pyet atë djalin po ta therrasësh. Unë asnjë informatë më tepër nuk e kam, sikur ti e kam lexuar në media edhe unë. Nuk na ka ngelur hatri jemi në garë, në betejë politike”, ka thënë ai.

Tutje, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe sondazhet, ku ka deklaruar se koalicioni AAK-NISMA në zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i ketë 20 deputetë.

“Trendi është pozitiv. Fillimisht synimin e kemi pasur 16 deri 18 deputetë mirëpo edhe dy muaj që kanë mbetur me këtë trend mundësia është ti kalojmë si koalicion 20 deputetë në kuvendin e ardhshëm”, është shprehur Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat