Vuçiq: Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Vuçiq: Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 08:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në Cyrih se derisa është president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari për gjoja “non-paper”-in, i cili ndër të tjera nënkupton se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.

Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiq deklaroi se nuk e sheh kuptimin të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”

“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat