Në një postim të publikuar sot në Facebook, Prof. Dr. Enver Bytyçi ka reaguar ndaj një deklarate të publicistit Veton Surroi, ku ky i fundit ka pohuar se "Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e ftohtë në kufijtë e tyre".
Prof. Bytyçi ka ngritur disa pyetje kritike drejtuar Surroit, duke vënë në dukje sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, përfshirë aktet terroriste dhe ndërhyrjet e vazhdueshme nga Serbia. Ai ka akuzuar se një barazim i viktimës me agresorin është një qasje që dëmton interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, Bytyçi thekson:
"Pse Kosova, zoti Surroi? Se ajo përballet me aktet terroriste të Serbisë? Se elemintoi shtetin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në veri të vendit? Apo se terroristët serbë i vënë minat ujësjellësit për gjysmën e popullsisë së vendit?"
Për më tepër, ai e ka pyetur publikisht nëse kjo qasje ndihmon në pranimin më të mirë të Surroit në qarqet pro-serbe të Evropës dhe SHBA-së.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Prof. Dr. Enver Bytyçit:
Veton Surroi shkruan se "Kosova dhe Serbia rrezikojnë te sjellin luftën e ftohte ne kufijt e tyre"!
Pse Kosova zoti Surroi? Se ajo perballet me aktet terroriste të Serbisë? se eleminoi shtetin e ministrisë së Brendshme të Serbisë në veri të vendit? Se lufton bandat kriminale e terroriste ne ate pjese te vendit? Se terrorizmi serb ia vret djemtë e saj policë? Apo se terroriste te tjere i venë minat ujesjellsit per giysmën e popullsise se bendit?
Pse zoti Surroi Kosova e jo vetem Serbia? Apo se pranohesh më këndshëm ne Serbi e né qarqet pro-serbe né Europe e SHBA, kur e barazon viktimën me agresorin terrorist?
Pse zoti Surroi Kosova? Apo edhe ju keni mendimin se ajo duhet me dhanë dicka per me e marre njohjen prej Serbise e mos me pase lufte te ftohte ne kufi? Pse Kosova Veton? Pse? Jepe nje arsyetim tendin!