Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka thënë se në Bruksel po frynë një një erë e re, me ardhjen e figurave të reja në udhëheqje, si Antonio Costa e Kaja Kallas.
Ai ka thënë se ish-kryeministrja e Estonisë, i ka dhënë Kosovën, mbështetja e saj në luftën kundër terrorizmit, përcjell Bota sot.
Ndërsa nga Serbia, sipas Canit, ajo ka kërkuar arrestimin e të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë dhe sanksione ndaj Rusisë.
Reagimi i plotë i Canit në Facebook:
Në Bruksel po frynë një erë e re
Kaja Kallas i dha mbështetjen Kosovës në luftën kundër terrorizmit, por kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Ajo thotë se rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa nga Vuçiqi kërkoi arrestimin e të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë dhe sanksione ndaj Rusisë, ndërsa BE premton një bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vuçiqi me largimin e Borrellit ka humbur një aleat të fuqishëm në disa gjëra, ndërsa tani shpresojmë që Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës të mos e largojnë vëmendjen nga presioni që duhet bërë për nxjerrjen para drejtësisë të të dyshuarve për vepra terroriste. Në mbrëmje Presidenti i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa i priti liderët e vendeve të Ballkanit Perëdnimor në një darkë të përbashkët. Më parë ka biseduar me disa prej tyre edhe kokë më kokë. Shpresojmë një fillim të mbarë...
Çka po menoni ju për këta politikanët e ri në Bruksel, do të sjellin diçka apo hiç?