Aksion i madh i Gjykatës Speciale, tri arrestime dhe një bastisje te Hajredin Kuçi

Aktuale

Aksion i madh i Gjykatës Speciale, tri arrestime dhe një bastisje te Hajredin Kuçi

Nga: Bota sot Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 09:38 Përditësuar në ora: 11:39 më 05.12.2024
Bllokohet rruga që çon te shtëpia e Hajredin Kuçit

Aksion i Speciales: Tri arrestime dhe një bastisje

Të enjten, Gjykata Speciale dhe hetuesit e EULEX-it kanë kryer disa aksione që çuan në arrestimin e tre personave të profilit të lartë në Kosovë.

Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu janë të arrestuarit e sotëm, ndërsa bastisje po kryhet në shtëpinë e Hajredin Kuçit.

Rastet lidhen me hetime që trajtojnë akuza për krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësim dëshmitarësh dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Isni Kilaj – Ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe ish-komandant i UÇK-së

Isni Kilaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës dhe një figurë e njohur e UÇK-së, u arrestua në shtëpinë e tij në Malishevë.

Ky është arrestimi i dytë për Kilajn nga Gjykata Speciale, pas një arrestimi të mëparshëm më 2 nëntor 2023.

Ai ishte liruar më 15 maj 2024, me kushte të rrepta, bazuar në një vendim të Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 3 maj 2024.

Bashkim Smakaj – Ish-shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)

Ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, u arrestua nga hetuesit e EULEX-it në mëngjesin e së enjtes.

Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, e cila e kishte bastisur shtëpinë e tij që në tetor të vitit të kaluar.

Dyshimet ndaj tij lidhen me krime kundër administrimit të drejtësisë, si frikësim i dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjatë bastisjeve të mëparshme, hetuesit kishin sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike, përfshirë telefona celularë, të cilat janë pjesë e provave në këtë rast.

Fadil Fazliu – Luftëtar i UÇK-së dhe vëllai i dy heronjve të kombit

Fadil Fazliu, një ish-luftëtar i UÇK-së dhe vëllai i dy heronjve të njohur të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, u arrestua para banesës së tij rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Fahri Fazliu i ri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babanë tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllanë e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar djali i tij.

Bastisje në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Prokuroria e Specializuar e Hagës po realizon bastisje në shtëpinë e ish-ministrit Hajredin Kuçi.

Bastisja në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë ndërlidhet me aksionin e Prokurorisë së Specializuar të enjten.

Bastisja në shtëpinë e Kuçit ka nisur sot në mëngjes, kanë bërë të ditura burimet.

Ai dyshohet për të njëjtat vepra penale sikurse ish-këshilltari tjetër i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, po ashtu i arrestuar mëngjesin e sotëm. Ata dyshohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Pas një karriere të gjatë politike në Kosovë, Hajredin Kuçi së fundmi ishte pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.

Deklarata e Gjykatës Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar operacionet që po i zhvillon në Kosovë, duke shtuar se procesi hetimor po përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Djali i Fadil Fazliut tregon se babai i tij u arrestua nga Specialja derisa ishte duke shkuar në punë

Gjykata Speciale është duke kryer disa aksione në Kosovë, ku deri tani raportohet se ka arrestuar Fadil Fazliun, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Djali i Fadil Fazliut, Fahriu para mediave ka pohuar se arrestimi i babait të tij ka ndodhur derisa ai ishte duke shkuar në punë.

“Fadili ka qenë pjesë e UÇK-së, dhe është vëllaiu i Fahri e Bahri Fazliut. Ka qenë vetëm duke shkuar në punë, tashmë ai ndodhet në zyret e EULEX-it”, tha para mediave ai.

Ndryshe, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Arrestimet e bujshme, deklarohet Zyra e Prokurorit të Specializuar

Nga: M.L.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se me autorizim të Dhomave të Specializuara dhe mbështetjen e EULEX-it po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në një komunikatë për media zyra për informim e ZPS-së ka deklaruar se këto operacione janë vazhdimësi e një procesi hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ndryshe, deri tani është njoftuar për arrestimin e ish-shefit të AKI-së dhe këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj dhe vëllait të heronjve Bahri e Fahri Fazliu, Fadil Fazliu.

Gjykata Speciale arreston Fadil Fazliun, ish-luftëtarin e UÇK-së

Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës, është arrestuar ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Këtë e ka bërë të ditur djali i Fazliut, Fahriu.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babanë tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllanë e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.  Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar Fazliu.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj.

Gjykata Speciale arreston ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakajn

Gjykata Speciale ka nisur një aksion arrestimesh mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Burimet e io kanë thënë se pas Isni Klilajt, ish kryetarit të Komunës së Malishevës, në pranga ka përfunduar edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Smakaj pas përfundimit të misionit në AKI, ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga Specialja për motivin e këtyre arrestimeve.

 

Gjykata Speciale arreston sërish Isni Kilajn

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj.

Ai ka thënë se arrestimi i babait të tij ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, dhe se nuk e di se për çfarë motivi është arrestuar babai i tij tani.

“Babai im u arrestua sot në orën 7 të mëngjesit. Nuk na thanë arsyet pse. E dërguan në EULEX për ta transferuar në Hagë”, ka thënë djali i Kilajt.

Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe i njëjti ishte arrestuar edhe më parë nga kjo Gjykatë më 2 nëntor 2023.

Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Ai u lirua më 15 maj 2024, me “kushte të rrepta”, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat