Në media është raportuar se sulmuesit e dyshuar në Zubin Potok, janë gjetur përmen shenjave të këmbëve.
E këtë disa eksperta e kanë vënë në dyshim.
Por, studiuesi i kriminailistikës, Armend Halimi, thotë se “duhet bërë me dije se për veq formës shumë të zakonshme të zbulimit nëpërmes trasologjisë apo identifikimit mbi bazën e objekteve që lënë dhe marrin gjurmë: këmba, dora, veshi, hunda, syri etj, si metoda identifikimi mjaft efektive që aplikohen për zbulim dhe identifikim tanimë janë edhe ondrologjia, vetëm mbi bazën e erës së trupit”.
Shpjegimi në Facebook:
Po raportohet se sulmuesit e dyshuar në Zubin Potok, u gjetën në bazën e gjurmëve të këmbëve.
Nga komentet e shqipeve ‘eksperta’, përveç se me çdo kusht provojnë që dyshimi mos të mbetet aty ku po adresohet, por te Qeveria e Kosovës, japin kontstatime edhe kriminalistike, por që për të njëjtit ‘eksperta’ duket e pamundur një formë e tillë zbulimi.
E kur i kthehemi tamam gjuhës profesionale, kriminalistike, duhet bërë me dije se për veq formës shumë të zakonshme të zbulimit nëpërmes trasologjisë apo identifikimit mbi bazën e objekteve që lën dhe marrin gjurmë: këmba, dora, veshi, hunda, syri etj, si metoda identifikimi mjaft efektive që aplikohen për zbulim dhe identifikim tani më janë edhe ondrologjia, vetëm mbi bazën e erës së trupit.!
___________
Por jo, Kosova e ka bë aktin kundër vetes, s’ka lidhje as shkenca as patriotizmi karshi interesit personal e inatit politik!