Gjykata Speciale arreston Fadil Fazliun, ish-luftëtarin e UÇK-së

Aktuale

Gjykata Speciale arreston Fadil Fazliun, ish-luftëtarin e UÇK-së

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 10:30
Fadil Fazliu

Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës, është arrestuar ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Këtë e ka bërë të ditur djali i Fazliut, Fahriu.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babanë tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllanë e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.  Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar Fazliu.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat