Djali i Shkurte Fejzës në PDK, Krasniqi: Do të formësojë të ardhmen e Kosovës, do të jetë kandidat për deputet

Aktuale

Djali i Shkurte Fejzës në PDK, Krasniqi: Do të formësojë të ardhmen e Kosovës, do të jetë kandidat për deputet

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 10:44
Memli Krasniqi

Djali i Shkurte Fejzës në PDK, Arbër Behluli, sot i është bashkuar PDK-së.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i ka uruar mirëseardhje Arbër Behlulit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se Behluli do të jetë kandidat i PDK-së për deputet.

“Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit. Ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë rol”, është shprehur Krasniqi.

Kurse, Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.

“Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë Arbër Behluli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat