Policia kërkon ndihmë në kapjen e Armend Morinës, dyshohet për vjedhje të rëndë

Aktuale

Policia kërkon ndihmë në kapjen e Armend Morinës, dyshohet për vjedhje të rëndë

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:01
Armend Morina

Policia e Kosovës është në kërkim të Armend Morinës, i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kërkohen edhe informata nga qytetarët që kanë për këtë person, që do të ndihmonin në kapjen e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”.

“Personi Armend (Imer) Morina  kërkohet për veprën ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar,  kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected];

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/;

Android #app: Lajmero Policine;

Tel: 192.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat